
Messi shumë shpejtë mund të kthehet në fushë.
Lionel Messi është gati të kthehet me Barcelonën, me kapitenin e klubit që dëshiron me çdo kusht të luajë me Real Betis të dielën.
Argjentinasi humbi ndeshjen e parë të kampionatit, në humbjen e ekipit të tij 1-0 nga Atheletic Bilbao.

Me Luis Suarez që u largua nga fusha gjatë ndeshjes dhe Ousmane Dembele i cili do mungoj për pesë javë, dukej se të gjitha përgjegjësitë e vijës ofansive do të ishin mbi supet e nënshkrimit të verës Antoine Griezmann,
Barcelona ka marrë vendim që Leo Messi tani është gati të përfshihet në skuadrën e Ernesto Valverdes.
32-vjeçari u lëndua gjatë përgatitjeve para-sezonale, pasi ishte rikthyer nga Kupa e Amerikës, dhe ka qenë duke u stërvitur larg grupit kryesor.
Ai tani është përsëri në stërvitje të plotë, ndërsa Blaugranët synojnë të marrin pikët e tyre të para të dielën.