Barcelona merr lajmin e madh për De Ligt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona merr lajmin e madh për De Ligt

13:19 | 26 Maj 2019

Duket se skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm mjaftë të mirë për Matthijs de Ligt.

Siç raporton ‘Sky Sport’, Manchester United është tërhequr nga për talentin e Ajax, Matthijs de Lig, përcjell lajmi.

Gjatë fundjavës, disa media angleze kishin raportuar se Manchester United mund të bënte përpjekje të forta për reprezentuesin holandez, duke ofruar 80 milionë euro.

Burime të Sky Sports brenda Manchester United bëjnë të ditur se ata janë tërhequr nga oferta për De Ligt, pasi drejtuesit e kësaj skuadre besojnë se 19 vjeçari do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Matthijs de Lig ka pasur një sezon të paharruar me Ajaxin, duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Komento: