Barcelona merr lajmin e madh, ylli i madh po kthehet

15:42 | 18 February 2019

Barcelona e ka emëruar mbrojtësin Samuel Umtiti në skuadrën e Ligës së Kampionëve për ndeshjen e Lyonit të martën në mbrëmje.

FrancezI ka luftuar me një lëndim në gju për shumicën e sezonit 2018-19, dhe ai nuk ka luajtur që nga barazimi me Atletico Madrid më 24 nëntor 2018 përcjell ORAinfo.

Megjithatë ai u kthye në trajnimin e ekipit të parë në fillim të shkurtit dhe Ernesto Valverde e ka zgjedhur atë për skuadrën që të udhëtojë në Francë për t’u përballur me ish-ekipin e tij.
Thomas Vermaelen është përjashtuar me një dëmtim në gjunjë, por përveç kësaj, Valverde nuk ka shqetësime të reja./ORAinfo/

Komento: