Barcelona merr lajmin katastrofal

15:31 | 10 Qershor 2019

Barcelona ka marrë një lajm aspak të pritur.

Skuadra e Barcelonës ka mësuar një lajm shumë të keq nga ndeshja miqësore e Brazilit kundër Hondurasit. Brazili arriti që ta demolonte kombëtaren e Hondurasit në miqësoren e luajtur, duke e mposhtur me rezultatin 7:0.

Por, përkundër kësaj fitore, brazilianët kanë marrë një goditje të rëndë, pasi është ylli i Barcelonës, Arthur Melo, ai i cili u dëmtua.

Arthur ishte viktimë e një ndërhyrjeje të ashpër të Rommel Quioto dhe u detyrua ta lë fushën e blertë më herët se që planifikonte Tite, transmeton lajmi.net.Quioto u ndëshkua me kartonin e kuq për ndërhyrjen ndaj yllit të Barcelonës, por kjo nuk i ndihmoi lojtarit të Brazilit.Nuk dihet akoma se sa gjatë do ta mbaj jashtë fushave ky lëndim lojtarin e Barcës.

Komento: