Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm mjaftë të keq.
Trajneri i skuadrës ka bërë të ditur se Lionel Messi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë fizike gjatë kohës së fundit.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, po ndien dhimbje që nga Krishtlindjes, sipas trajnerit Ernesto Valverde, i cili shpreson se Messi do të mund të luajë në ndeshjen e kësaj fundjave, kundër Espanyolit.
31-vjeçari u përball me një problem në ijë gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar të Argjentinës. Messi po luante për ekipin kombëtar për herë të parë që nga përfundimi i Kupës së Botës.
Ai luajti 90 minuta në disfatën me rezultat 3:1 kundër Venezuelës, por u detyrua të mos merrte pjesë në ndeshjen e radhës, kundër Marokut, dhe u kthye në Barcelonë për ta filluar rikuperimin.
Që nga atëherë, Messi i është kthyer stërvitjeve të plota me skuadrën e Barcelonës dhe ai pritet të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Espanyolit, në kuadër të La Ligës.
Megjithatë, Valverde ka zbuluar se pesë-herë fituesi i Topit të Artë ka qenë duke u përballur me disa probleme fizike që nga fundi i vitit të kaluar, që e ka detyruar klubin ta bëjë një plan për ta pushuar më shumë argjentinasin.
“Mendojmë se është në rregull, por ai është duke u përballur me këto probleme tash e një kohë të gjatë. Ne po kujdeseshim për këtë gjë që para Krishtlindjeve. Kemi tentuar t’ia ulim dhimbjet dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Valverde.
“Tani, atij i kanë mbetur edhe disa ditë pushim. Tentojmë të arrijmë gjithçka në mënyrë natyrale. Flasim me të pas ndonjë problemi të vogël në stërvitje dhe e marrim çdo vendim së bashku”.
Përkundër këtyre lëndimeve dhe dhimbjeve, Messi ka qenë mjaft mbresëlënës këtë sezon, me 39 gola të shënuara dhe 21 asiste në 37 ndeshje të zhvilluara.