Barcelona merr një lajm të keq nga Setien!

10:42 | 01 Dhjetor 2020

Setien e padit Barcelonën për shkelje të kontratës.

Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, do ta padisë klubin katalonas për shkelje të kontratës, pasi që këmbëngul se klubi nuk ia ka paguar atij shumën e dakorduar që nga shkarkimi i tij në verë.

Setien u shkarkua pas eliminimit në Ligën e Kampionëve në mënyre të tmerrshme nga Bayern Munich, raporton Express.

Ish-trajneri i katalonasve nuk është i kënaqur më shumën që Barcelona i pagoi atij si kompensim dhe ai është i gatshëm të shkojë deri në fund në një betejë ligjore.

Ndihmësit e Setien, Eder Sarabia, Fran Soto dhe Jon Pascua kanë arritur marrëveshjet e tyre përkatëse me klubin, por ata ishin pjese e listës së pagave deri më 6 nëntor.

Barça po përballet me një situatë të vështirë financiare për momentin dhe kjo është vetëm goditja e fundit në llogarit e tyre.

Por, lajmi i mirë është se klubi sapo ka arritur marrëveshje me stafin dhe lojtarët për të ulur pagat, deri në 172 milionë euro.

Komento: