Barcelona merr një tjetër lajm të keq, lëndohet ylli i madh

12:02 | 25 September 2022

Dembele i lënduari i radhës te Barça.

Ousmane Dembele ka pasur shqetësime muskulore gjatë grumbullimit me kombëtaren.

Barcelona është skuadra që ka pësuar shumë keq në këto ndeshje me kombëtare, për Ligën e Kombeve.

Katalanasit kanë humbur dy shtyllat kryesore mbrojtëse, Ronald Araujo dhe Jules Kounde, të cilët duket se do të mungojnë gjatë.

Dy lojtarë të tjerë kanë pësuar gjithashtu lëndime, si Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

Por, sikur kjo nuk mjaftoi së fundmi është edhe Dembele që ka pasur shqetësime në muskuj.

Sipas raportimit të ‘Marcas’, trajneri, Didier Deschamps, ka njoftuar se edhe Ousmane Dembele është në rrezik serioz për t’u lënduar.

Në fakt, francezi ka treguar se lojtari i Barcelonës po vuan nga shqetësime në muskuj dhe do të tregohet i kujdesshëm me të.

Mbetet të shihet nëse anësori do rikuperohet shpejt, apo do i duhet kohë.

Komento: