Barcelona merr super-lajm, ylli i madh i Realit mungon në “El Clasico”

16:13 | 29 Shtator 2019

Sergio Ramos, mund të mungojë në “El Classicon”.

Atletico Madrid dhe Real Madrid barazuan pa gola dje, e që më së shumti i shkoi për shtati Barcelonës.

Por, duket se gjërat pozitive për Barcelonën nga ndeshje e djeshme po vazhdojnë. Siç raportohet nga mediat spanjolle, Sergio Ramos gjatë ndeshjes së djeshme i ka thënë disa fjalë të pahijshme referit dhe është pranë suspendimit.

La Liga do ta analizojë çështjen e qendërmbrojtësit dhe nëse raportet dalin të vërteta atëherë ai do të dënohet me 4 ndeshje moslojë, e që përfshin edhe ndeshjen derbi ndaj Barcelonës.

Komento: