Telenovela “Martinez”, Barcelona duket se e ka marrë vendimin përfundimtar.
Telenovela Latuaro Martinez duket se është mbyllur ditën e sotme.
“Mundo Deportivo” raporton nga burime të sigurta, se Barcelona nuk do të paguajë klauzolën e sulmuesit.
Sipas prestigjiozes spanjolle, katalanasit kanë vendosur të heqin dorë përfundimisht nga sulmuesi argjentinas. Kujtojmë se Lautaro ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh.
Një lajm i mirë ky edhe për Interin, që mund të vijojë të ketë dyshen Lautaro-Lukaku në sulm për sezonin e ardhshëm.