Barcelona merr vendim që të zbres pagat e lojtarëve për 122 milionë euro

00:03 | 28 Nëntor 2020

Barcelona zbret pagat e lojtarëve për 122 milionë euro.

Skuadra e Barcelonës ka marrë vendim të ulë pagat e lojtarëve pas krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19.

Blaugranët kanë arritur marrëveshje me lojtarët për uljen e gjithsej 122 milionë euro për tri vitet e ardhshme, konfirmoi klubi në uebfaqen e tij.

Sidoqoftë, ata prapë do të paguajnë 50 milionë euro për sezon gjatë kësaj kohe si shtesë.

“Sot kemi arritur një marrëveshje që na lejon të bëjmë përmirësime në paga këtë sezon”, u tha në deklaratën e klubit.

“Marrëveshja në qoftë se arrihet në parim, do të jetë një hap gjigant drejt këndelljes financiare pas gjendjes së shkaktuar nga pandemia”, konfirmoi klubi spanjoll.

Komento: