Barcelona merr vendimin e madh për Arthur

16:57 | 13 April 2020

Barcelona është e vendosur për ta mbajtur sa më gjatë mesfushorin brazilian në ekip

Barcelona është e vendosur për t’i refuzuar të gjitha ofertat për Arthur Melon.

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll, “Mundo Deportivo”, përcjell “Express”.

Mesfushori brazilian është bërë objektiv i Interit dhe Paris Saint-Germainit.

Mirëpo, Barça është e bindur se lojtari është e ardhme e ndritshme e ekipit.

23 vjeçari ishte transferuar në Camp Nou nga Gremio në vitin 2018 dhe ka dhënë shenja të një sezoni premtues.

Komento: