Barcelona merr vendimin e papritur për yllin e skuadrës

16:46 | 29 May 2020

Barcelona ka marrë vendim për njërin nga lojtarët e skuadrës.

Barҫa nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kartoni i Clement Lenglet.

Zërat për transferimin e Lautaro Martinez te Barcelona nuk kanë të ndalur, derisa shuma e lartë e kartonit të tij bën që disa lojtarë të lidhen me largimin e mundshëm nga ‘Camp Nou’, për t’u siguruar fondet.

Një nga emrat që thuhej se mund të largohet është ai i qendërmbrojtësit Lenglet, por një gjë e tillë duket se ka pak gjasa të ndodh.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, Barcelona nuk do ta shes kartonin e Lenglet gjatë verës.
Francezi shihet si pjesë shumë e nevojshme për skuadrën, pasur parasysh problemet në mbrojtje.

Të ardhurat për Lautaro Martinez Barcelona planifikon t’i sigurojë në një mënyrë tjetër. Lenglet do të jetë i qetë.

Komento: