Barcelona merr vendimin final për të ardhmën e Kessie

13:49 | 31 October 2022

Franck Kessie nuk do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk është i kënaqur me minutazhin që i është ofruar nga trajneri Xavi Hernandez në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, ai është duke u munduar të adaptohet me idetë e reja dhe me sistemin e ri, por edhe me ligën e re.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, ish-mesfushori i Milanit është i fokusuar 100 për qind tek Barcelona.

Ai kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare me “Blaugrana”, të cilëve u ishte bashkuar si lojtar i lirë.

Mbetet të shihet në fund të sezonit nëse futbollisti afrikan do të qëndrojë në “Camp Nou” apo jo.

Për të, interesim ka shfaqur Juventusi.

Komento: