Barcelona mohon të ketë ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarë për këtë lojtar

19:21 | 02 June 2020

Barcelona mohon të ketë ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarë për lojtarin e njohur.

Edhe pse Barcelona po planifikon që të bëjë disa ndryshime në skuadër në këtë verë, ata së fundmi kanë mohuar se kanë bërë ofertë për një lojtar.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino deklaroi se katalunasit kishin ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarët për të transferuar Sandro Tonalin.

Sipas tij, ajo ofertë ishte refuzuar menjëherë, pasi e cilësojnë lojtarin si më të vlefshëm dhe ka disa skuadra në garë për të.

Mirëpo, një burim i afërt me Barcelonën i ka thënë Mundo Deportivos se ajo gjë është gënjeshtër.

“Ajo gjë është gënjeshtër dhe se ne nuk kemi bërë asnjë ofertë për lojtarin”, thuhet në reagimin e burimit të mediumit spanjoll.

“Ekziston qartë tendenca që të rritet vlera e lojtarit dhe ne nuk kemi ofruar 65 milionë euro e as dy lojtarë”, thuhet më tej.

Komento: