Barcelona mposht Espanyolin në shkëlqimin e Leo Messit

22:49 | 08 Dhjetor 2018

Barcelona e ka mposhtuar Espanyolin në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Në këtë ndeshje kemi parë një Lionel Messi të jashtëzakonshëm, që ishte thjesht i pandalshëm.

Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 17’ kur nga gjuajtja e lirë realizoi një super gol për të zhbllokuar rezultatin.

Vetëm 9 minuta më vonë, argjentinasi asistoi për golin e Ousmane Dembele, i cili dyfishoi epërsinë e kampionëve në fuqi.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45’, ishte Luis Suarez që realizoi për 3:0.

Qershia mbi tortë ishte goli i katërt i Barcelonës dhe i dyti për Lionel Messin, i cili përsëri realizoi nga gjuajtja e lirë, nga 27 metra distancë, gol ky që vulosi rezultatin e takimit.

Me këtë fitore, blaugranat pozicionohen në vendin e parë në tabelë, me 31 pikë, tri më shumë se ndjekësit Atletico Madrid dhe Sevilla.

Komento: