Barcelona mund ta afrojë falas Zahan

18:27 | 08 Nëntor 2022

Barcelona e solli Robert Lewandowskin dhe Raphinhan në afatin kalimtar të fundit, ndërsa mbajti Ousmane Dembelen dhe Memphis Depayn që fliteshin për largim.

Po ashtu në krahët e sulmit ka edhe emra të tjerë si Ferran Torres dhe Ansu Fati.

Megjithatë, Depay mund të largohet në fund të sezonit, ndërsa gazeta katalunase Sport shkruan se Barcelona mund ta zëvendësojë atë me Wilfried Zaha nga Crystal Palace.

Bëhet fjalë për anësorin 29-vjeçar i cili luan në Ligën Premier dhe është pjesë e Crystal Palace që nga viti 2015, kur erdhi nga Manchester United.

Kontrata e Zahas skadon verën e ardhshme dhe ai mund të kalojë në Barcelonë si lojtar i lirë.

Zaha shënoi 14 gola në 31 ndeshje për Crystal Palace sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ai shënoi gjashtë herë në 12 paraqitje.

Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese dhe, nëse bien dakord për një pagë, Barcelona do ta konsideronte seriozisht afrimin e tij.

Ata tashmë e kanë ndjekur në të kaluarën, por klubi anglez ka kërkuar shumë për transferimin.

Komento: