Barcelona në aksion, po e transferon sulmuesin në formë nga La Liga

07:42 | 23 Shkurt 2021

Barcelona intensifikon interesimin për Isakun.

Skuadra e Barcelonës tashmë ka identifikuar sulmuesin për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për suedezin Alexander Isak, të cilin po synon ta transferojë me çdo kusht këtë verë. Kështu ka raportuar të hënën ESPN.

Mësohet se Barça së shpejti do të futet në negociatat me Real Sociedadin, ekip që ka në pronësi kartonin e Isakut. Te Barcelona do të bëjnë të pamundurën për ta bindur Sociedadin për ta liruar Isakun, i cili ka kontratë deri në vitin 2024.

Barcelona është e gatshme të ofrojë dëmshpërblim mbi 30 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili këtë edicion është lojtari kryesor i Sociedadit.

Isak ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar dy herë në 29 ndeshje në të gjitha garat për Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Borussia Dortmundi për tetë milionë euro.

Komento: