Barcelona nënshkruan kontratë të re me yllin e madh

13:56 | 26 Prill 2022

Araujo rinovon me Barcelonën

Ronald Araujo ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Qendërmbrojtësi uruguaian do të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2026, bën të ditur faqja zyrtare e Barcelonës.

Lojtari ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, dhe ka një klauzolë liruese prej 1 miliard eurove.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet të premten, më 29 prill, në ‘Camp Nou’, thuhet në njoftimin e Barcës.

Komento: