Barcelona ngecë me Alonson, i vihet pas këtij mbrojtësi

22:09 | 22 August 2022

FC Barcelona, është në kërkim të një mbrojtësi të majtë në këtë afat kalimtar.

Opsioni kryesor është Marcos Alonso. Megjithatë, ardhja e lojtarit të Chelseat ende nuk është finalizuar,përcjell ORAinfo.

Problemet financiare dhe pamundësia e regjistrimit të lojtarëve kanë bërë që negociatat për mbrojtësin spanjoll të ngecin. Për momentin nuk ka pasur përparim mes klubeve, pavarësisht se Alonso dëshiron të luajë për FC Barcelona.

Përballë kësaj situate, bordi i Barçës filloi të kërkonte opsione më të lira në treg dhe në orët e fundit doli emri i një mbrojtësi të majtë që luan në La Liga të Spanjës.

Sipas ‘AS’, skuadra katalanase raportohet se është e interesuar për Javi Galan, i cili aktualisht luan për Celta Vigo dhe do të ishte i gatshëm të merrte një pagë më të ulët se Marcos Alonso./ORAinfo/

Komento: