Barcelona nuk dorëzohet, insiston për veteranin e Juventusit

10:27 | 20 May 2020

Barcelona insiston për Pjanicin.

Barcelona e dëshiron me ngulm transferimin e Miralem Pjanicit nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi katalonas do të preferonte ta transferonte atë duke arritur marrëveshje me Juventusin për shkëmbim të lojtarëve. Kjo pasi që kriza e koronavirusit i ka dëmtuar klubet edhe në aspektin financiar, transmeton Gazeta Express.

Për t’ia ulur çmimin Pjanicit, Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Juventusit Arthurin ose Nelson Semedon në shkëmbim.

Megjithatë, edhe nëse dy klubet s’arrijnë marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve, Barcelona s’do të dorëzohet, veçanërisht pas interesimit të Paris Saint-Germainit.

Katalonasit e duan aq shumë transferimin e mesfushorit boshnjak saqë do të jenë të gatshme të paguajnë edhe për blerjen e tij, pa shkëmbim këtë verë, sipas Mundo Deportivo.

Kontrata të cilën Barcelona dëshiron t’ia ofrojë Pjanicit është për katër sezone, që do të thotë se boshnjakut do t’i përfundonte kontrata në vitin 2024, në moshën 34-vjeçare.

Komento: