Barcelona nuk e përjashton shitjen e yllit të ekipit në janar

19:03 | 16 Tetor 2026

Klubi katalunas, Barcelona pritet t’i bëjë disa ndryshime në ekip gjatë afatit kalimtar të janarit dhe nuk përjashtohet që të ketë edhe largime.

Sipas gazetës Marca, e ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona është larg të qenit e sigurt pavarësisht rikuperimit të tij nga një dëmtim afatgjatë.

Mesfushori holandez pritet të marrë dritën jeshile për ndeshjen e nesërme të La Ligës kundër Real Betis, që do të thotë se do të kthehet në skuadër për herë të parë që nga dëmtimi i gjurit gjatë Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, De Jong tani përballet me detyrën e madhe të rifitimit të një roli të spikatur për shkak të konkurrencës së ashpër në mesfushë.

Pedri dhe Rodri e kanë vendosur veten si zgjedhja e parë në dyshen e mesfushës, ndërsa Marc Bernal dhe Gavi ofrojnë thellësi në këto role.

Nëse roli i De Jong kufizohet në muajt në vijim, largimi i tij në janar nuk mund të përjashtohet, veçanërisht nëse Barcelona merr një ofertë fitimprurëse.

De Jong aktualisht vlerësohet 25 milionë euro nga faqja Transfermarkt, por Barcelona vështirë se do ta lejonte largimin e tij për këtë çmimi.

Komento: