Barça vazhdon të ndjekë me vëmendje mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, përpara sezonit të ardhshëm.
Kontrata e ndërkombëtarit gjerman skadon në qershor, përcjell ORAinfo.
Gundogan i Manchester Cityt u bë objektivi kryesor i Barcelonës verën e kaluar, pasi ishte mesfushori më i përshtatshëm për situatën ekonomike që po prek gjigantët katalanas.
Ky operacion do të ishte kryer nëse Frenkie de Jong do të kishte shkuar në Premier League, por nuk u realizua. Megjithatë, sipas Fabrizio Romano, gjigantët katalanas janë ende të interesuar për gjermanin.
Bernardo Silva është ende objektivi kryesor i gjigantëve katalanas, por Gundogan është gjithashtu në radarin e Barçës në rast se ardhja e shokut të tij të skuadrës nuk realizohet./ORAinfo/