Barcelona nuk i paguan 111 milionë euro për Lautaron

17:43 | 07 July 2020

Barça s’i paguan 111 milionë euro për Lautaron.

Gjiganti katalunas mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas, por e do atë më lirë

Barcelona nuk e ka ndërmend ta paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës së Lautaro Martinezit, e cila kushton 111 milionë euro.

Gjiganti katalunas megjithatë vazhdon të mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas.

Barça është e gatshme t’i ofrojë dy futbollistë plus para për Lautaron, kurse Interi preferon vetëm ta shesë atë.

Klauzola e Martinezit do të skadojë shpejt dhe kampioni spanjoll shpreson që më pas ta marrë atë më lirë.

Lautaro ka impresionuar këtë sezon me Interin, ndërsa dëshirë e tij është transferimi në “Camp Nou”, ku dëshiron të luajë me Leo Messin.

Komento: