Vetëm Barcelona nuk ka pranuar gol që nga rinisja e La Ligës.
Barcelona ka hasur në vështirësi në tentimet për të shënuar gol që nga rinisja e sezonit 2019/20 në La Liga, mirëpo forma e klubit katalonas në vijën e mbrojtjes ka qenë mbresëlënëse.
Katalonasit e Quique Setien janë të vetmit që s’kanë pranuar ende gol që nga rinisja e sezonit nga të gjitha skuadrat e ligës elitare të futbollit në Spanjë.
Nga katër ndeshjet e para të zhvilluara, Barcelona i ka fituar tri, e ka barazuar një. Në këto tri fitore dhe një barazim, Barcelona ka arritur ta mbajë portën e paprekur.
Si rezultat e kësaj, djemtë e Quique Setien e mbajnë pozitën e lideres së La Ligës, të paktën përkohësisht, varësisht nga rezultati i Real Madridit në ndeshjen e sotshme.
Portieri Marc-Andre ter Stegen ka qenë meritori kryesor për këtë stabilitet të Barcelonës në repartin e mbrojtjes, veçanërisht pasi i bëri disa pritja vendimtare në ndeshjen e së premtes kundër Sevillës.
Edhe Atletico Madridi ka qenë mbresëlënës në vijën e mbrojtjes, duke e lejuar vetëm një gol nga katër ndeshjet e zhvilluara – në ndeshjen e parë pas rinisjes së sezonit, kundër Athletic Bilbaos.
Celta Vigo e ka pranuan vetëm një gol gjithashtu, mirëpo ata i kanë marrë vetëm katër pikë nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, për dallim nga dhjetë pikët e fituara nga Atletico Madridi.