Barcelona nuk ndalet, i largon katër lojtarë

21:07 | 22 Qershor 2019

Barcelona, ka marrë një vendim të papritur.

Barcelona ka nevojë që të shesë disa nga lojtarët nën kontratë për të nisur nga 1 korriku blerjet e para në merkaton e verës.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi katalanas synon të mbyllë brenda 30 qershorit shitjen e 4 lojtarëve, nga të cilët do të arkëtojë 70 milionë euro.

Kjo shitje e këtyre 4 lojtarëve duhet të përfundojët sa më shpejt edhe për faktin se klubi duhet të mbyllë deficitin dhe në këtë mënyrë do të evitojë “Fair Play Financiar”.

Katër futbollistët e parë që do të largohen janë Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Rafinha. Pikërisht nga shitja e tyre, drejtuesit e skuadrës “blaugrana” pritet të arkëtojnë 70 milionë euro. Kjo shumë do të lejojë katalanasit të hyjnë në merkato me objektiva të qarta.

Komento: