Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi argjentinas.
Lautaro Martinez është i prirë të përfundojë një transferim te Barcelona kur të hapet afati kalimtar i transferimeve.
Marca shkruan se argjentinasi po pëlqen idenë e kalimit te skuadra nga ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.
Barcelona gjithashtu janë të interesuar për 22 vjeçarin, duke e parë si pasues afatgjatë të Luis Suarez.
Klauzola e lëshimit të Martinez është 111 milionë euro, shumë kjo e lartë për Barcelonën pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Katalanët do të kërkojnë të negociojnë duke e përfshirë në marrëveshje edhe ndonjë lojtar, për të ulur çmimin e Martinez.
Në anën tjetër, Inter do të pajtoheshin nëse Barcelona paguan klauzolën e lojtarit, si të ardhura të mira pas gjithë asaj që ka ndodhur në futboll këta dy muaj.