Është vetëm çështje kohe zgjatja e kontratës së Xavi Hernandez me Barcelonën sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Klubi e ka gati propozimin për marrëveshjen e re, derisa Xavi në këto kohë preferon që të fokusohet tek ndeshjet e ekipit.
Trajneri dhe bordi kanë punuar më parë për planet e klubit, derisa dëshira e tij është që në këtë sezon ta fitojë kampionatin spanjoll, e pastaj ta nënshkruajë kontratën e re.