Barcelona pa fitore si mysafir, tash e 5 muaj

21:32 | 19 Shtator 2019

Një gjë e rrallë po ndodh me skuadrën e Barcelonës.

Barcelona u ndal me barazim pa gola ndaj Borusisë së Dortmundit në një ndeshje që u dominua nga ekipi gjerman.

Forma e dobët e Barcelonës ka qenë evidente edhe në La ligë ku nga 4 ndeshje ka vetëm 7 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë.

Barcelona ka dështuar të marrë tri pikë në udhëtim tash e 5 muaj.

Hera e fundit kur Blaugranët triumfuan larg Camp Nout ishte 23 prilli ku mposhtën 0:2 Alavesin.

Që nga atëherë, djemtë e Valverdes nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën e fitores si mysafir.

U mposhtën nga Celta Vigo 2:0, nga Liverpool 4:0, barazuan 2:2 me Eibarin, humbën 1:0 në xhiron e parë të sezonit të ri në La Liga nga Athletic Bilbao, barazoi 2:2 me Osasunën dhe barazoi edhe tash pa gola me Dortmundin në Champions League.

Plot 6 ndeshje zyrtare, Barcelona nuk di për fitore si mysafir. Një statistikë aspak e mirë për një klub si ky.

Komento: