Barcelona përdorë ‘formulën e Mbappe’ për të nënshkruar me Neymar

17:17 | 01 Gusht 2019

Barcelona po i shqyrton dy opsione për ta transferuar Neymar.

Gjigandi spanjoll raportohet se fillimisht mund të provojë ‘formulën Mbappe’ për të nënshkruar me Neymar nga Paris Saint-Germain.

Raportet e kanë lidhur vazhdimisht Neymar me një transferim te Barcelona, me shumë të bindur se ai dëshiron të largohet nga PSG për t’u bashkuar me gjigantët katalanas këtë verë.

Mediat spanjolle ralortojnë se Barcelona mund të përpiqet të nënshkruajë me Neymar në të njëjtën mënyrë siç PSG nënshkroi me Kylian Mbappe nga Monaco dy vjet më parë për të shmangur sanksionet e Fair Fairplay, përcjell ORAinfo.

Ata do të përpiqen të nënshkruajnë me Neymar fillimisht me një marrëveshje kredie me një tarifë të lartë, me detyrimin për ta blerë atë verën e ardhshme për një tarifë më të ulët sesa ajo që PSG po kërkon aktualisht.

Opsioni i dytë që ka Barcelona është futja e Coutinho plus paratë në marrëveshje dhe nënshkrimi i Neymar këtë verë. /ORAinfo/

Komento: