Barcelona përfundimisht cakton çmimin për Cotinhon

10:18 | 10 May 2020

Barcelona vendos çmimin përfundimtar për Coutinhon, por ai vazhdon t’i frikësojë ekipet e interesuara.

Philippe Coutinho aktualisht është i huazuar te gjiganti gjerman Bayern Munich nga Barcelona.

Kampioni aktual i Gjermanisë e ka klauzolën për blerjen e lojtarit për 140 milionë euro, por nuk do ta aktivizojë atë.

Megjithatë e ardhmja e Coutinhos nuk pritet të jetë në Camp Nou, pasi te Barcelona nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Kampionët e La Ligas kërkonin 100 milionë euro për lojtarin, por ky çmim është vlerësuar i lartë për skuadrat e interesuara për lojtarin.

Chelsea, Manchester United, Arsenal, Tottenham Hotspur, Newcastle United dhe Everton janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Coutinhon.

Barcelona ka vendosur ta zbres edhe më shumë çmimin për yllin brazilian, por përsëri po has në vështirësi për të gjetur blerës.

Sipas Mundo Deportivos, katalunasit kanë vendosur çmimin përfundimtar të Coutinhos prej 85 milionë euro.

Përkundër që kanë zbritur çmimin e lojtarit, skuadrat angleze po frikësohet të investojnë këtë shumë në brazilianin që nuk ka gjetur formën e tij më të mirë në dy vitet e fundit.

Barcelona po pret që Newcastle të bëhet me pronar të rinj pasi ‘Laraskat’ pritet ta bëjnë brazilianin objektivin e tyre kryesor dhe shuma prej 85 milionë eurove për ta nuk do të ishte aspak problem.

Komento: