Barcelona përjashton mundësinë për transferimin e Neymar, kjo është arsyeja

22:32 | 16 April 2020

Skuadra e Barcelonës ka përjashtuar mundësinë për transferimin e Neymar.

Barcelona vazhdon të jetë në një krizë të madhe.

Përveç problemeve politike të brendshme, ku gjashtë anëtarë të bordit të drejtorëve janë ndërruar, te Barcelona ka edhe probleme të tjera.

Pandemia Covid-19 dhe suspendimi i evenimenteve sportive kanë bërë që skuadrat të kenë humbje të mëdha ekonomike.

Njësoj e ka pësuar edhe Barcelona, që duket se duhet ndryshuar planet për dritaren e transferimeve, pas kësaj krize ekonomike.

‘Cat Radio’ raporton se Barcelona kanë përjashtuar mundësinë për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’, pas krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.

Neymar largohej nga Barcelona në drejtim të PSG, për 222 milionë euro, por ai secilën merkato është lidhur me rikthimin e mundshëm te Barca.

Duket se ky rikthim nuk do të kompletohet as gjatë kësaj vere, dhe për këtë fajin do ta ketë Covid-19.

Komento: