Barcelona po bën revolucion, po i shet gjashtë lojtarë

15:59 | 09 Qershor 2019

Barcelona ka marrë oferta për gjashtë lojtarë që synon të i shesë në afatin kalimtar të verës.

Malcom, Jasper Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Nelson Semedo, janë këta futbollistë të cilët nuk janë në planet e Barçës, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Mundo Deportivo pretendon se kampionët spanjollë janë duke pritur për të marrë një vendim për të ardhmen e secilit prej këtyre lojtarëve derisa të jetë e qartë nëse Philippe Coutinho do të qëndrojë në Camp Nou sezonin e ardhshëm.

Nuk ka pasur ende oferta për brazilianin, por Barça thuhet se është i prirur të shesë Coutinho gjatë sezonit./ORAinfo/

Komento: