Barcelona po e ‘blindon’ këtë futbollist

00:07 | 26 April 2020

Barcelona refuzon të heq dorë nga Arthur.

Ylli brazilian, Arthur Melo, është një nga lojtarët që së fundmi flitej se mund të largohet nga ‘Camp Nou’.

Lojtari shihej si një nga mundësitë për të shkuar drejt Inter, si pjesë këmbimi për Lautaro Martinez.

Megjithatë, duket se lojtari nuk do të shkojë askund, dhe ashtu siç ai vet dëshiron, do të vazhdojë me skuadrën ‘Blaugrana’.

‘Sport’ insiston se Barcelona nuk do ta lëshojë lojtarin për një kohë, pasi shpersojnë shumë tek ai, transmeton lajmi.

Arthur ka pasur një operim së fundmi, por gjatë kohës sa ishte në përgatitjen e duhur fizike, lojtari pati hapësirat e tij dhe ishte një pjesë e rëndësishme.

Braziliani ka gjetur mirë veten e tij dhe së fundmi ka thënë se dëshiron të jetë në ‘Camp Nou’ për një kohë të gjatë.

Komento: