Vera nuk do të jetë shumë me fat për Barcelonën, sepse do t’ia largojë një yll nga skuadra.
Faza e mbrojtjes besohet se do ta humb një lojtar me një karrierë fenomenale, por që mosha e tij po e bën të vetën.
“Mundo Deportivo” shkruan se Thomas Vermaelen do të largohet në fund të këtij sezoni.
Kontrata e mbrojtësit belg me katalanët skadon në fund të këtij sezoni, dhe nuk ka shumë mundësi që ajo kontratë të vazhdohet.
Barcelona ka transferuar dy lojtarë për atë pozitë; Jean Clair Todibo dhe Jeison Murrillo (huazim) që lënë të kuptohet se Vermaelen do të largohet.