Barcelona po e humb super-yllin e skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona po e humb super-yllin e skuadrës

21:56 | 04 Shkurt 2019

Vera nuk do të jetë shumë me fat për Barcelonën, sepse do t’ia largojë një yll nga skuadra.

Faza e mbrojtjes besohet se do ta humb një lojtar me një karrierë fenomenale, por që mosha e tij po e bën të vetën.

“Mundo Deportivo” shkruan se Thomas Vermaelen do të largohet në fund të këtij sezoni.

Kontrata e mbrojtësit belg me katalanët skadon në fund të këtij sezoni, dhe nuk ka shumë mundësi që ajo kontratë të vazhdohet.

Barcelona ka transferuar dy lojtarë për atë pozitë; Jean Clair Todibo dhe Jeison Murrillo (huazim) që lënë të kuptohet se Vermaelen do të largohet.

Komento: