Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Villarrealit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga.
Katalanasit e nisën mirë ndeshjen duke krijuar disa raste para portës së Geronimo Rullit.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 31-të, kur Robert Lewandowski pranoi një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur shmangi një mbrojtës për të shënuar për 1-0.
Polaku sërish ishte në aksion në minutën e 35-të, ku me një goditje nga distanca shënoi një gol të bukur për 2-0.
Tre minuta më pas Ferran Torres u fut bukur në zonë, asistoi te Ansu Fati i cili gjeti rrjetën për 3-0.
Barcelona po shkon drejt një fitoreje të sigurt, pas humbjes në fundjavë në El Clasico.