Barcelona po e transferon falas Kampionin e Botës nga Manchester United

13:23 | 07 Maj 2019

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata pritet që të mos vazhdojë me klubin nga Premierliga.

Spanjolli pritet të kthehet në vendlindje për të vazhduar karrierën e tij.

Mediat spanjolle pretendojnë se Juan Mata është i etur të bashkohet me Barcelonën si një lojtar i lirë këtë verë, përcjell ORAinfo.

Fituesi i Kupës së Botës po i afrohet fundit të kontratës së tij në Manchester United dhe është lidhur me një kalim të papritur në Camp Nou. /ORAinfo/

Komento: