Barcelona po e transferon yllin e Borussia Dortmundit?

15:28 | 01 Dhjetor 2020

Skuadra e Barcelonës po e vëzhgon yllin e Borussia Dortmundit.

Barcelona është duke shikuar nga afër formën e Erling Haaland.

Norvegjezi padyshim është një ndër talentët më të rinj në futboll dhe është në formë tejet të frikshme.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona së bashku me Manchester Cityn, Unitedin, Juventusin dhe PSG-në e duan Haaland.

Sidoqoftë, Barcelona nuk ka para që të transferojë Haaland në verë, meqenëse gjiganti gjerman kërkon hiq më pak se 100 milionë euro.

Haaland këtë edicion ka realizuar 17 gola në 14 paraqitje, derisa të kaluarin shënoi 44 gola në 40 ndeshje.

Komento: