Barcelona po e transferon yllin e Madridit

09:29 | 10 Maj 2019

Barcelona pritet të bëjë një transfer të madh gjatë verës.

Vetëm dy ditë pas eliminimit nga faza gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të veprojnë menjëherë, për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Kështu sipas mediave spanjolle, katalanët kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurosh, për të prishur kontratën e Antoinne Griezmann me Atleticon e Madridit.

Ylli francez ishte shumë pranë kalimit te Barcelona edhe verën e kaluar, por atëherë gjithçka dështoi për arsye që nuk u bënë kurrë publike.

Megjithatë tashmë drejtuesit e Barcelonës duket se janë bindur për transferimin e francezit, i cili mund të kompletojë treshen sulmuese me Messin dhe Suarez, duke qenë se Philippe Coutinho nuk po bind.

Për ta çuar përpara këtë marrëveshje, ka menduar Eric Abidal, tani në rolin e drejtuesit te Barcelona, i cili ka arritur të bindë Griezmannin dhe menaxherët e tij, për t’u transferuar në Katalunjë.

Komento: