Duket se Barcelona është gati për një super-transferim.
Pas Frankie De Jong, Barcelona janë të interesuar të nënshkruajnë edhe me mbrojtësit Matthijs de Ligt të Ajaxit.
19 vjeçari ishte në mesin e lojtarëve meritorë që Ajax siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:4 në ‘Santiag Bernabeu’ kundër Real Madridit.
Interesimin e Barcelonës për De Ligt, e ka konfirmuar presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
“Emri i tij është në tavolinë”, ka konfirmuar Bartomeu në një intervistë dhënë së fundi.
“Ku ka talent larg Barcelonës, ne gjithmonë shikojmë për atë”.
De Ligt, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, si lojtari më i ri që ka bartur shiritin e kapitenit në fazën e eliminimit direkt.