Barcelona po mendon rimëkëmbjen.
Barcelona ka filluar planet për ringjalljen e skuadrës, gjë që nënkupton edhe shitjen e Luis Suarez.
Mundo Deportivo raporton se ndryshime të mëdha po përgatiten tek skuadra e Barcelonës duke përfshirë kështu edhe largimin e uruguaianit.
Lautaro Martinez mbetet objektivi kryesor që do të zëvendësojë Suarezin në sulmin e katalanasve.
Humbja ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve me rezultat 8-2 ka nxjerrë në pah shumë probleme brenda skuadrës katalonase.