
Barça po synon të transferojë një lojtar të ri.
FC Barcelona i është afruar Aston Villas për një transferim të mundshëm të mesfushorit të tyre 18-vjeçar anglez Carney Chukwuemeka, sipas Mundo Deportivo, përcjell ORAinfo.

Këshilltari sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff, ka nisur tashmë bisedimet me klubin e Premierligës, të cilët janë të prirur për të lënë të lirë lojtarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023./ORAinfo/