
Barcelona pret që të takohet me agjentin e Ousmane Dembélé javën e ardhshme për të vazhduar bisedimet e kontratës.
Dembélé është jashtë kontratës dhe Barcelona tani është e prirur të zgjasë marrëveshjen e tij për shkak të dështimit për të shitur anësorin,përcjell ORAinfo.
Francezi u lidh me një largim gjatë verës, por pasi pësoi një dëmtim gjatë Euro 2020, çdo plan për një transferim u prish.
Dembélé mbetet jashtë pasi i është nënshtruar një operacioni, që nuk pritet të kthehet deri në tetor.

Por Barcelona është ende e etur për të zgjatur kontratën e anësorit, megjithëse me një pagë të reduktuar.Dhe me bisedimet që thuhet se po shkojnë mirë, sipas Mundo Deportivo, Barca pret të takohet me agjentin e Dembélé, Moussa Sissokho javën e ardhshme./ORAinfo/