Barcelona refuzon të rikthehet në stërvitje

08:56 | 22 April 2020

Skuadra e Barcelonës refuzon të rikthehet në stërvitje.

Barcelona nuk e ka ndërmend të rikthehet në stërvitje më 4 maj, atëherë kur të gjitha klubet e La Ligës pritet t’i rikthehen punës, sepse mendon se është tepër herët për një gjë të tillë.

Bordi i Barçës i ka mbështetur ata duke u thënë se shëndeti i tyre do të jetë gjithmonë prioritet, sipas Cadena SER, transmeton express.

Federata e Futbollit e Spanjës, La Liga dhe CSD u pajtuan që klubet t’i rikthehet punës më 4 maj, ndërsa sezoni të rinisë diku kah java e tretë e qershorit. Pra pas rreth një muaji stërvitjesh.

Lojtarët e Barçës nuk pajtohet t’i rinisin stërvitjet në këtë datë, sepse mendojnë se është shumë herët.

Sipas Cadena SER, trajneri Quique Setien dhe ekipi i tij e mbështesin qëndrimin e lojtarëve.

Komento: