
Dominik Livakoviq është prezantuar zyrtarisht si portieri i ri i kampionëve spanjollë.
Portieri i Kombëtares kroate mbërriti në Barcelonë të martën, ku nënshkroi një kontratë me gjigantët katalanas pasi përfundoi me sukses vizitat mjekësore.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Barcelona, transmeton IndeksOnline.
“Edhe më shumë siguri midis shtyllave të portës. Mirë se erdhe, Livakoviq”, njoftoi klubi së bashku me një foto të portierit të tyre të ri me mbishkrimin “Gati kur të jetë e nevojshme”.

Barcelona fillimisht kishte planifikuar të nënshkruante me Livakoviq për sezonin e ardhshëm, kur skadon kontrata e Wojciech Szczesny, por klubi ka vendosur ta përshpejtojë marrëveshjen.
Sipas informacioneve nga Spanja, katalanasit do t’i paguajnë ish-klubit të tij, Fenerbahçes, 2 milionë euro në kushte të caktuara për portierin kroat, si dhe 2 milionë euro të tjera në bonuse.