Skuadra e Barcelonës shënon fitore të lehtë ndaj Almerias.
Barcelona ka shënuar fitore të pastër ndaj Almerias, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Blaugranët mund të kishin kaluar në epërsi qysh në minutën e 7’, mirëpo Robert Leëandoëski, e huqi penalltinë.
Tjera raste nuk kishte dhe u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, Barcelona kaloi në epërsi me Ousmane Dembelen, në minutën e 48’, derisa Frankie de Jong e vulosi fitoren në minutën e 62’.
Në minutën e 83’, ishte një moment prekës për Gerard Piquen, i cili për herë të fundit doli nga fusha e “Camp Nou”.
Barcelona pas fitores kalon momentalisht në vendin e parë me 34 pikë, pas 13 ndeshjeve, me Real Madridin, në pozitën e dytë me 32 pikë.