Barcelona ‘shkatërron’ Ceutan, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

22:06 | 19 Janar 2023

Barcelona fiton lehtësisht ndaj Ceuta, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Ceutas me rezultat 5-0 në ndeshjen e 1/8 së Kupës së Mbertit.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste dhe për ata kishte vetëm një gol të shënuar.

Në minutën e 41-të. Raphinha gjuajti bukur për të shënuar për 1-0.

Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe katër herë të tjera për të marr fitoren e merituar.

Në minutën e 50-të, Franck Kessie pasoi te Robert Lewandowski i cili shënoi për 2-0.

Ansu Fati shënoi në minutën e 70-të për 3-0 pas një gjuajtje të bukur nga brenda zonës.

Në minutën e 77-të, ishte Kessie që shënoi për 4-0 pas një harkimi të Raphininas.

Lewandowski që u fut në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 90-të për 5-0.

Barcelona ashtu siç pritej kaloi në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Komento: