Barcelona i është futur garës për transferimin e talentit të Brescias, Sandro Tonali.
Corriere dello Sport pretendon se katalanët janë të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për mesfushorin që cilësohet në mesin e talentëve më të mirë në Itali.
Përveç parave, katalanët gjithashtu do të ofrojnë edhe dy lojtarë të rinj të skuadrës B.
20 vjeçari Tonali po gëzon interesim të madh, nga skuadra si Milan, Inter, Juventus, PSG dhe Real Madrid.
Brescia këtë sezon renditet në vendin e fundit në Serie A, dhe rënia në një divizion më të ulët duket e pashmangshme, diçka që do të bëjë që Tonali ta ketë të sigurt largimin.