Barcelona, është e interesuar të bëjë një goditje shokuese për kapitenin e Manchester City, Vincent Kompany, raporton The Sun.
32-vjeçarit do të i skadojë kontrata në Etihad në korrik të vitit të ardhshëm dhe ende duhet të mbajë bisedime serioze për një zgjatje të mundshme të tij në Angli, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, thuhet që as klubi as lojtari nuk janë në ndonjë nxitim të madh për të hyrë në negociata, ndërsa belgu është i vetëdijshëm për faktin se ai ka mundësinë të bashkohet me stafin e stërvitjes kur ai të tërhiqet nga futbolli.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë në fund ta rrëmbejë futbollistin e Cityit./ORAinfo/