
Barcelona ka shtuar më shumë para dhe më shumë lojtarë, përfshirë Ousmane Dembele, në ofertën e tyre për yllin e PSG, Neymar, raporton Telefoot.
Blaugrana ia ka hapur derën Dembeles, i cili mund të shijojë mundësinë e ribashkimit me ish-menaxherin e tij Thomas Tuchel në PSG,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Neymar nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë edhe një sezon me PSG nëse Barça ose Real Madrid nuk do të vijnë me një ofertë të pranueshme për shërbimet e tij./ORAinfo/